Tenderi i ushqimeve/ SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes

0
131

Pas hetimit te nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për tenderin e ushqimeve jane marre ne  pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mëngjesin e së mërkurës janë marrë në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave. Një ditë më parë kanë dhënë deklarime në prokurori edhe Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here