Autori i raportit të “Freedom House”: Rënia e demokracisë në Shqipëri buron nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

0
110

Gjergji Vurmo, autor i raportit “Nations in Transit” për Freedom House, në një intervistë në Ditarin e A2,tha se për vitin 2019 demokracia ka pasur probleme ne Shqiperi, ne dy aspekte: “Ka pasur përkeqësime në qeverisjen demokratike në nivel qendror dhe në proceset elektorale”..

“Arsyet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe kanë të bëjnë jo vetëm me krizën politike të vitit të shkuar, por në thelb ajo që ka sjellë rënien e Shqipërisë në vite, buron prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ku një pjesë e balancave të pushteteve dhe pavarësisë e institucioneve është prekur. Dhe ne po vuajmë pasojat e faktit që institucionet kryesore në vend nuk po arrijnë të luajnë rolin e tyre”.

Sipas Vurmos, raporti i sivjetshëm vëren edhe një rënie të përgjithshme të vendeve me sistem demokratik, që prej fillimit të përpilimit të këtij raporti. Ai shtoi gjithashtu se në botë është rritur numri i regjimeve autokratike apo gjysmë autokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here