Braho: Ndryshimet në Kodin Penal të pazbatueshme, proces anti-Kushtetues….

0
4

Avokati Ledio Braho tha sot se ndihma e qeverisë nuk ka qenë për bizneset, por për punëmarrësit, ndërkohë që bizneset kanë paguar sigurimet për punonjësit e tyre.

Braho tha se bizneset do të vijojnë të vuajnë pasojat e krizës, pasi për shkak të situatës së krijuar, qytetarët nuk do të jenë më si më parë në raport me blerjet.

Avokati tha se baret dhe restorantet nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga Qeveria, edhe pse prej 8 javësh ndodhen të mbyllura.

“Qeverisë i është kërkuar të subvencionojë këto biznese, përjashtimin nga pagesa e barrës fiskale përsa i takon zënies së hapësirës publike dhe kjo tarifë duhet të pezullohet për të paktën 18 muaj.

Pra nuk kërkohen para në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti, por kërkohet pezullimi i këtyre taskave, në mënyrë që këto biznese të rimëkëmben”, tha Braho.

Avokati tha se Qeveria duhet të plotësojë këto kërkesa pasi kemi një sektor shumë të rëndësishëm, ku përveç qindra mijërave të punësuar, është një proces zinxhir që vijon me furnitorët apo edhe me qiradhënësit.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, Braho tha se procesi është anti-Kushtetues pasi u bë me procedurë të përshpejtuar.

“Mendoj se nuk do të jenë të zbatueshme, pasi është e vështirë që të provohen akuzat që parashikon Kodi Penal në rastet e epidemive.

Besoj se këto ndryshime po përdoren si mjet presioni, pasi është do të jetë shumë e vështirë për tu provuar dhe për të bërë të mundur dënimin me burg, sikundër parashikohet”, tha Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here