Studimi i ri: COVID-19 pastron ajrin në Evropë, regjistrohen 11 mijë vdekje më pak

Bllokimi i popullsise nga covid-19 duket se ka pasur ndikim mjaft te mire ne natyre.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar ka çuar në 11 mijë vdekje më pak në Evropë, zbuloi një studim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rënia e mprehtë e trafikut rrugor dhe emetimi industrial ka ndikuar me mungesë të 1.3 milion ditëve pune, 6,000 fëmijë i shpëtuan astmës, 1,900 vizita janë shmangur në emergjencë, dhe 600 më pak lindje të parakohshme.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40 për qind ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie për 10 për qind, që do të thotë se njerëzit pa COVID-19 mund të marrin frymë më lehtë. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjëse për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit.

Studimi i ri vlerëson se si ka gjasa të ketë rënë kjo duke përdorur modele statistikore që ndërthurin të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, emetimet, popullsinë dhe përhapjen e sëmundjeve.

Ata gjetën se numrin më i lartë i vdekjeve të shmangura nga ndotja në Gjermani është (2,083), më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me (1,752), Italia (1,490) Franca (1,230) dhe Spanja (1,083).

Nga sëmundjet, pothuajse 40 për qind e uljeve të vdekshmërisë kishin të bënin me sëmundjen e zemrës, 17 për qind nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13 për qind secila nga goditjet dhe kanceri. Të tjerët ishin infeksione dhe diabeti.

Ngngng
Studimi i ri: COVID-19 pastron ajrin në Evropë, regjistrohen 11 mijë vdekje më pak

Foto/ Rihapet pas 2 muajsh tregu kinez

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko