Meta “arratiset” drejt Greqisë, publikon foton: Vend i mrekullueshëm, të jep kënaqësi të paparë…

0
108

Tashmë prej ditësh, presidenti Ilir Meta, ‘thyen’ rregullat e karantinës të vendosur nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Pas udhëtimeve në Skrapar dhe në vendin e tij të lindjes, presidenti Meta ditën e sotme ka publikuar një foto nga kufiri i Shqipërisë me Greqinë, ku ka ngjitur malin e Shelegurit në Kolonjë.

Meta ka publikuar një foto nga Piramida 17, në Shelegur të Kolonjes, që ndan kufirin mes Republikës se Shqiperise dhe Republikes se Greqisë

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë.”- shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here