“Boll të përkulesh”, Dylgjeri: Çupat nuk mund të rrinë vetëm me rr*çkën e redaksive

0
129

Ditën e sotme u publikua lajmi se dy gazetaret e niohura, Bieta Sula dhe Mira Kazhani ishin të punësuara në Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe merrnin rroga mjaft të larta, gjë e cila është komentuar gjerësisht në rrjet.

Nje reagim ka ardhur edhe nga gazetari Ylli Dylgjeri i cili nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka thumbur keshtu:

“Mu kujtua, sot kur lexova per rrogat e dyta, te treta apo ku e di Une sa jep Erioni per rekrutim.
Sigurisht çupat nuk mund te rrine vetem me rroçken e redaksive… Boll te perkulesh. Oligarket japin rroçka”, shkruan Dylgjeri

Reagimi i plotë:

“Gazetare që marrin rrogë
dhe gazetarë që marrin rroçkë!

Nuk eshte banalitet. Jooo! Eshte nje e vertete. Nje e vertete e dhimbshe. E ndodhur heret ne kete vend…
Po e rishkruaj kete ndodhi. Behet fjale per te madhin Lasgush Poradeci. Nuk flas per tani qe “po fluturon”, por atehere kur jetonte mundimshem mbi kembet e Tij ne Pogradecin e bukur…
Ishte me leje krijuese.Ne perfundim te saj vinte ne Tirane, per te marre rrogen ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve. Ashtu çale, çale, mbeshtetur mbi bastun, ecte ne trotuarin e rruges se Kavajes ne drejtim te Lidhjes. Sapo mbrin, nje ze i nje kolegu nga ana tjeter e rruges degjohet;
Ku po shkon keshtu o Lasgush?

Shkrimtari i madh me qesendi ja kthen:
Po shkoj te marr ate rroçke! Kaq duhej te plaste gazi.
Rrogat ishin te vogla, sa beheshin rrogza, rroçka, sipas stilistikes. Mu kujtua, sot kur lexova per rrogat e dyta, te treta apo ku e di Une sa jep Erioni per rekrutim.
Sigurisht çupat nuk mund te rrine vetem me rroçken e redaksive… Boll te perkulesh. Oligarket japin rroçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here