Thirrje drejtuar Komitetit Teknik të emergjencës, edhe pse nuk e dimë përbërjen e tij

0
101

Nga Erion Kristo:

1. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që dielli, ajri i pastër, uji i detit, shëtitjet në parqe nuk e luftojnë sëmundjen? Nëse e luftojnë, përse i pengoni?
2. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që qëndrimi i zgjatur mbyllur në shtëpi nuk e dëmton imunitetin njerëzor? Nëse e dëmton, përse na mbani mbyllur?
3. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që qëndrimi i tejzgjatur brenda në shtëpi nuk e dëmton psikikën e njeriut? Nëse e dëmton, përse këmbëngulni për izolimin?
4. Si do t’i përgjigjeshit ju kreut të epidemiologjisë suedeze, që karantinimi nuk ka bazë shkencore?
5. Nëse juve vetë keni thënë se dimë shumë pak për këtë virus, ku e gjeni guximin shkencor për të na imponuar padijen tuaj?
6. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që virusi do kthehet përsëri, ku ju vetë thoni se ai nuk ka ikur? A quhet përhapje terrori ky lloj pohimi? A po i trembni njerëzit me dashje?
7. Përse kurba e sëmundjes në Shqipëri nuk i ngjan asnjë kurbe tjetër? Mos e keni vizatuar me laps?
8. Na thoni se në cilin studim, nuk lejohet që njerëzit e të njëjtës familje, nuk duhet të hipin në të njëjtën makinë? Ku qëndron rreziku që një makinë me familjarë nuk mund të lëvizë rrugëve?
9. Kush i lejoi fasoneritë të punonin në shkelje flagrante me ligjin? Cilët janë përgjegjësit?
10. Këta politikanët që takojnë njerëzit me brryl, a e dinë se njerëzit te brryli teshtijnë? A quhet kjo përhapje me dashje e virusit?
11. Duke u ruajtur nga një sëmundje e vetme, a rrezikojmë të sëmuremi nga shumë sëmundje të tjera?
12. Përse nuk e bëni transparente marrëveshjen që keni bërë me OBSH?
P.S. Ka dhe shumë pyetje të tjera që mund të ngrihen në këtë situatë. Por njerëzit duhet të reagojnë, të mos rrinë si të ngordhur. Gjithë bota po reagon. Nëse reagojmë në kor, zëri ynë do dëgjohet! Nëse përtoni, më keq do bëhet…

 

Fotografia e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Fotografia e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here