“Ne në politikë na duhet më tepër një opozitë e mirëfilltë politike”

0
131

Nga Artan Fuga

 

Kurthi vetvrastar për t’u evituar nga opozitat
————

Ne në politikë na duhet më tepër një opozitë e mirëfilltë politike, me alternativa për pushtetin, për të drejtat qytetare, modelet e zhvillimit si rrafshe politike, për ligjet, funksionimin e agjencive publike, për funksionimin e demokracisë!

opozitën kulturore e bëjnë artistët,

shkencore – universitarët dhe kërkuesit shkencorë,

mendore – intelektualët,

ekonomike – ekonomistë, mjeksore – mjekët!

kulinare – gjellëbërësit,

të veshjeve – rrobaqepësit

e kështu me radhë:

berberët,
taksistët,
muratorët,
avokatët,
llogaritarët,
furrtarët.

Nëse opozita bëhet edhe mjeke, edhe ekonomiste, edhe inxhinjere, edhe intelektuale, edhe shkencore, edhe edhe edhe, atëhere bëhet njësoj si pushteti :

opozitë autoritariste dhe totalitare !

Shpresoj mos bjeri asnjë parti opozitare e sotme apo që do të lindi nesër, apo lëvizje qytetare në lindje e sipër në këtë kurth të rëndë vetvrastar!

Evitojeni!

Përndryshe do t’ju evitojnë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here