Një i moshuar nga Berati ka ndërruar jetë pak ditë më parë në një hotel në Durrës. Kjo ngjarje daton në datën 25 prill por nuk është raportuar nga autoritet shtetërore.
Burime pranë spitali të Durrësit thonë se 75 vjeçari nga fshati Dushnik i Beratit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore dhe në datën 25 prill i kishte telefonuar numrit 127. Për të parë nga afër gjendjen shëndetësore. Në hotelin emri i të cilit nuk bëhet publik u dërgua një ekip mjekësor që nuk e vlerësoi si rast të rëndë që duhej të transportohej për në spital. çPor të nesërmen ai mbylli sytë./abcnews.al