‘Varikina’ diplomatike

0
96
Nga Veton Surroi

Si u shndërrua dezinfektuesi në metaforë të druajtjes botërore prej vendimeve të painformuara?

1.

Gjatë tërë ditës më kthehen rekomandimet që bëri presidenti Trump për injektimin e dezinfektuesve si njëra formë e mundshme apo me futjen e dritës ultraviolete nën lëkurë si forma tjetër e eliminimit të koronavirusit.

Në mëngjes i lexoj gazetat serioze amerikane dhe sikur të mos jetë mjaftueshëm e dëgjoj atë fjalë për fjalë në incizimin televiziv. Konfirmohen fjalët e lexuara në gazeta. Pra se aty, në konferencë shtypi, njeriu më i fuqishëm në planet hamendësonte me “të supozojmë se do ta sulmojmë trupin me një dritë-qoftë ultraviolete a vetëm të fuqishme” dhe “të supozojmë se e sjellim këtë dritë brenda trupit, qoftë nëpërmjet lëkurës apo në mënyrë tjetër”.

Hamendësimi lidhej me studimet që ishin bërë (tash dhe moti, nuk është ndonjë risi) se rrezet ultraviolete dëmtojnë viruset, por që presidentit Trump ia sollën një ide, që shkon kundër çdo logjike mjekësore (rrezet e përqendruara janë në fakt rrezik kancerogjen për lëkurën, pra organizmin), por ai ndiente se mund ta elaboronte në publik si një zgjidhje të mundshme.

Dhe hamendësimi që tashmë është objekt i debatit virtual (dhe talljeve) gjithandej vazhdon me dezinfektuesin. Dezinfektuesi, thotë Presidenti, e rrëzon virusin për një minutë. “A ekziston një mundësi që të bëjmë diçka të ngjashme me një injeksion brenda?…Do të ishte gati një pastrim. Hyn në mushkëri dhe bën një punë hataje në mushkëri”.

Në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, prindërit u thonë fëmijëve që assesi të mos e prekin dezinfektuesin (në të folmen e përditshme të Kosovës, “varikinën”). Jo pak familje e mbajnë larg prekjes së fëmijëve. Një gjë e tillë tash e bën në nivel kombëtar në SHBA njërin prej prodhuesve të dezinfektuesve “Lysoli”. Qytetarëve amerikanë ua thotë atë që bëjnë prindërit anembanë botës: jo, dezinfektuesi nuk bën të futet brenda organizmit, sepse mund të shkaktojë lëndime të rënda dhe vdekjen.

Titulli origjinal në Koha.net: “Varikina” diplomatike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here