Aktivisti kundërshton “rregullat” e Ramës: Unë do të dal se nuk gjej llogjikë me këto veprime

0
110

Nga Besjan Pesha

 

Karantina ka kuptim kur ajo zbatohet rreptësisht për një periudhë të caktuar kohe, kështu shteti fiton kohë dhe merr masa.

Normalisht këtë periudhë, ku të gjithë ne sakrifikuam punën e jetesën, lirinë dhe ekonominë, shteti duhet të kishte punuar për të rritur kapacitetet spitalore, medikamentet, testimet si edhe të hartonte një strategji të qartë të cilën do duhej të na e bënte transparente.

Sot të gjithë qytetarët e botës e dinë me saktësi se çfarë po bëjnë, sepse qeveritë e tyre u kanë shpalosur planin. Do rrimë kaq ditë brenda, do dalim në këto momente me këto modalitete dhe për këtë arsye, do të kufizohen këto liri dhe të drejta e do të kthehemi në një lloj normaliteti në këto data.

Grekët psh, për të mos ikur shumë larg, e dinë se kur do hapen gjithë bizneset, kur do lëvzin lirshëm, kur do hapen hotelet si edhe kur do hapen kufijtë. Kjo qartësi i ndihmon qytetarët të planifikojnë. Në mes të qershorit Greqia do të presë turistë, biles kanë filluar edhe marketingun.

Çfarë ndodh te ne është unike. Dalim me orare dhe askush nuk ka denjuar të na shpjegojë përse.
Çfarë dëmi mund të bëjmë në orën 18:00 që nuk mund ta bëjmë në orën 17:00? Cila është proçka që e bëjmë të shtunën ama nuk guxojmë dot të henën? Burri dhe gruaja mund të flenë bashkë, por udhëtimin duhet ta bëjnë njëri para e tjetri mbrapa.

Mund të udhëtosh nga qyteti në qytet, por vetëm me taksi, edhe pse ke mjetin tënd dhe s’ka asnjë siguri që taksixhiu të mos jetë infektuar nga klienti pararendës.

Lista e paradokseve është e gjatë…

Ndërkohë spitalet janë po ato, testimet po ato, rastet e reja po ato dhe asgjë nuk ndryshon, asgjë nga ato që shteti duhet të ndryshonte e përmirësonte nuk po ndryshon.Unë do dal nesër, do mbaj distancën, do ruaj veten time, siç e kam bërë qysh kur jam rritur. Unë do dal sepse nuk po gjej më llogjikë në këto veprime.

Jeta ime nuk mund të përdoret për të mbushur boshllëqet që dikujt i kanë shkaktuar në tru traumat e fëmijërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here