Me video/ Një tjetër protestë shpërthen ndaj Ramës, banorët e Fierit: Jemi lënë në mëshirë të fatit

0
123

Kryetari i PD Fier, Luan Baçi ka publikuar nje video nga protesta e banoreve te Fierit, te cilet kerkojne te drejtat e tyre ne keto kohe te veshtira krize, duke u shprehur se shteti i ka lene ne harrese.

Postimi i plote:

Banorët e Njesisë Vendore Topojë në Fier protestuan sot pasi thonë se janë lënë në harresë nga shteti. Ata thonë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe si fermerë nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike. Banorët që jetojnë me bujqësi thonë se nuk kanë mundësi as të shesin dhe as të punojnë për prodhimet e stinës për shkak të situatës. Ata apeluan për vëmendje nga qeveria pasi janë në vështirësi dhe kërkuan që të përfshihen në paketat e ndihmës sepse nuk kanë marrë asgjë deri tani. Banorët thanë se janë në vështirësi ekononomike por edhe në pamundësi për të dalë në treg me produktet e tyre dhe për pasojë nuk kanë asnjë të ardhur.

Situatën e këtyre banorëve e denoncoi edhe kreu i PD Fier, Luan Baçi:

“Banoret e Njësisë Vendore Topojë në Fier të revoltuar dhe të lodhur nga gënjeshtrat e Ramës dhe qeverisë së tij, pa pune të izoluar, pa ndihma të mashtruar, pa shpresë të gënjyer, sot ata kane vetëm një thirrje
Rama ik

 

https://www.facebook.com/luanbaci.al/videos/554726475422059/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here