Meta: As kam qenë me opozitën, as jam me Qeverinë. Jam njësh me Kushtetutën

0
10

 

Në intervistën për Syritv, Presidenti deklaroi se vendi ndodhet në emergjencë, në krizë ku gjërat bëheshin edhe pa një bazë ligjore. “Një nga arsyet pse e thirra KSK për herë të dytë ishte edhe ndryshimet e Kodit Penal. I ftuar ka qenë edhe kreu i opozitës, zoti Basha. Para konferencës e kam thirrur zotin Basha. Kam lexuar mendimet e Avokatit të Popullit, të KSHH-së. Ka qenë e vështirë për të bërë konsultime si në kohë normale.

Opozita do e kishte të vështirë të thotë që këto formulime nuk qëndrojnë. Ata do ngrejnë problemin e procedurës. Kështu që jemi në një situatë ku i gjithë bashkëpunim u bë për interesin publik”.

Më tej Meta shtoi: “Nuk kam qenë njësh me opozitën, as me qeverinë. Jam njësh me Kushtetutën deri në 22 korrik 2022”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here