“Mohimi i të drejtës për t’u testuar, bllokim dhe i lëvizjes së lirë!”

0
117

Nga Tritan Shehu

 

Sot Ministri i Turizmit te Greqise, Z. Theoharis, deklaroi se sfida e turizmit ne ate vend do te jete ai i “sigurte”, nepermjet hyrjes se vizitoreve te pajisur me “pasaportat e shendetit” nga vendet e origjines.
Sipas tij kjo tashme po diskutohet ne nivelet e BE per tu kthyer ne nje norme europiane te levizjes; dhe ketu eshte fjala per testimet imunologjike (IgG, IgM, IgA) se bashku me ato virusologjike (tampon).
Me gjithe insistimin tone keto testime vazhdojne te jene “molle e ndalueme” per publikun duke shkelur keshtu te Drejtat Themeltare te Njeriut, nder te cilat sic e kemi paralajmeruar edhe levizjen e lire neser.
Nqs nuk implementojme parimin test, test, test, imunologjik e virusologjik, duke decentralizuar procesin, aktivizuar kapacitetet tona laboratorike ne vend, dale nga hermetizimet e rrezikeshme, jo vetem nuk mund te menaxhojme me profesionalizem situaten e “hapjen” e as te ecim drejt “pasaportes se shendetit”, por me mungesen e plote te trasparences, te kontrolleve te shume fishta etj, krijojme hije te medha dyshimesh, qe neser do te behen pengese edhe per “hapjen” e kufijeve.
Ne fakt me kete centralizim ekstrem, krejt te kunderte nga parimet e shkences e te te drejtave, edhe donacioni nga BE me 20000 kite komprometohet ne objektivat e eficiencen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here