Liria e medias/ Zhupa rendit arsyet: Shqipëria bie me dy vende në indeksin e Shtypit të Reporterëve pa Kufij…

0
101

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot një raport të “Reporter pa kufij” dhe shihet se Shqipëria ka rënë me dy pozicione në indeksin e lirisë së shtypit.

Në një reagim në mediat sociale, Zhupa shkruan se me Ramën vendi tashmë klasifikohet pas shteteve si Kirgistani, Timori, Malta e Hong Kongu. Sipas Zhupës, paketa anti-shpifje e kërkuar me ngulm nga qeveria ka ndikuar në rënien e me dy pozicione për vitin e fundit.

POSTIMI:

Shqiperia bie me dy vende ne Indeksin e Shtypit te Reporteve pa Kufinj. Shqiperia eshte perkeqesuar perseri ne indexin e lirise se medias! Ka rene dy vende nga viti i shkuar, duke u renditur tashme ne vendin 84 nga 82 qe ishim vjet. Rama e ka cuar Shqiperine te klasifikohet pas shteteve si Kirgistani, Timori, Malta, Hong Kongu.

Ligji “anti shpifje” i kundershtuar nga Keshilli i Europes por edhe nga organizma te tjere nderkombetar dhe shoqeria civile, gjuha kercenuese edhe ofenduese e Rames ndaj gazetareve edhe medias, shoqerimi ne polici me te padrejte e disa prej gazetareve me justifikimin e fake neës, monopolizimi i aktiviteteve shtetetore tek ERTV, mos dhenia e informacionin zyrtar qe kerkon ligji jane disa nga arsyet qe mund te kene cuar ne kete klasifikim te Shqiperise. Liria e shtypit eshte liria e njerezve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here