“Sistemi ynë shëndetësor publik në mjerim”/ Lubonja-Ramës: Kriminale që na mbyll në karantinë

0
94

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se pavarësisht faktit se epidemia në vendin tonë është më e lehtë, krahësuar me vendet e tjera të botës, masat e ndërmarra për karantinë janë më të ashpra, duke e cilësuar këtë fakt si kriminale.

“Një nga gjerat e menaxhimit në Itali, është informimi. Borreli i përgjigjet të gjithë gazetarëve, edhe pyetjeve të sikletshme. E pyeti një i Reuters nëse i kanë apo jo shifrat e sakta sot. Kurse këtu s’ka hyrë kush nga gazetarët në spitale për t’i parë. Gjermanët kanë ruajtur spitalet lokale, ajo ka ndihmuar që mos të shkojnë tek spitalet e mëdha të gjithë. Një nga kritikat e forta për Lombardinë, është sistemi shëndetësor që është bërë shumë privat. E kanë lënë sistemin shëndetësore publik në mjerim. Ne e kemi më katastrofike. Shqiptarët e dinë se si është gjendja këtu. Nëse ti ke bërë një sistem mizerabël shëndetësor, jo vetëm Rama, dhe të tjeret. Kane bërë që doktorët të ikin në Gjermani, ata që kanë para të ikin në klinikë private, ka bërë këtë gjendje katastrofike. Por nese ne na bie një epidemi e lehtë më krahasim me të tjerët, ti na mbyll më keq se të tjerët, kjo është kriminale. Nëse ke krijuar një sistem mizerabël dhe më krijon kushtet më të këqija të karanitimit, edhe ky është problem dhe nuk mund të jem kaq i kënaqur.”, pohoi Lubonja./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here