Papa Françesku bën paralajmërimin e frikshëm: Pas covid-19, mund të goditemi nga një virus më i keq!

0
112

Kreu i Selisë së Shenjtë Papa Françesku paralajmëroi se një virus edhe më i keq mund të prekë popujt në të gjithë botën pas covid-19.

Papa tha se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja, do të rezultojë në një virus edhe më të keq, ai i indiferencës.

“Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të ashpër nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur. Rreziku është që ne mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës”, tha Papa Françesku.

Papa tha se, rimëkëmbja nuk mund të lërë askënd pas dhe se tani është koha për të shëruar padrejtësitë në të gjithë botën, sepse ajo minon shëndetin e gjithë familjes njerëzore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here