Të poshtëruar, të udhëruar, të vjedhur dhe padurimisht të bindur…

0
96
Nga Elona Caslli

Gjuha e Ramës, nuk është veçse provë e delirit të tij tragjik, por është njëkohësisht provë e bindjes sonë të padurueshme.

Rama, më kujton figurën e kujdestarit tek “Lulëkuqe mbi mure” dhe asgjë më shumë.

Një shpirt i kalbur dhe i qelbëzuar nga dëshira e ethshme për pushtet dhe për para, bën grafikun e jetës për një popull të tërë.

Nga ana tjetër, shtojca njerëzore në krye të bashkisë, komplimenton pensionistet për festivalin e qytetarisë dhe sjelljen e mirë sot në rrugët e Tiranës.

Një gjuhë poshtëruese që të rrënqeth. Na pështyjnë çdo ditë në surrat dhe ne fshijmë pështymën e tyre dhe vazhdojmë të marrim frymë.
Nëse nuk rifitojmë dinjitetin tonë qytetar, poshtërimi nuk do të ndalet.

Dinjiteti qytetar nuk ka të bëjë me logo partie. Ai quhet dinjitet partiak dhe në shumicën e rasteve është thjesht logo që ndryshon nga skllavi në skllav.

Dinjiteti qytetar është sfida jonë. Po rifituam atë dinjitet kemi mposhtur frikën dhe mbi të gjitha kemi kuptuar thelbin e gjendjes ku jemi.

Mungesa e dinjitetit qytetar na solli ketu ku jemi. Jemi partiakë para se të jemi qytetarë, ndërkohë duhet të ishte e kundërta – Duhet të jemi fillimisht qytetarë.

Post Scriptum- Vetëm rifitimi i dinjitetit qytetar mund të na shpëtojë.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here