Spahiu akuzua qeverisë: S’ka shpresë me këtë qeveri! Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte…

0
92

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka akuzuar qeverinë se nuk po ndihmon sektorin e bujqësisë.

Me një shënim në facebook, Spahiu shkruan se subvencioni do të qe një veprim i zgjuar, por shton se qeveria jo vetëm që nuk e ndihmon këtë sektor, por konkurrohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili.

“Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit“, shkruan mes të tjerash Spahiu.

Postimi i plotë:

I pa shpresë që një qeveri si e jona, e lidhur direkt me importues të produkteve bujqësore e blegtorale, të bënte të njëjtën gjë që bën qeveria amerikane me subvencionet në bujqësi.

Absolutisht që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia.

Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit.

Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e këtij sektori.

A ka shpresë?

Absolutisht që jo me këtë qeveri…!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here