Pampuri: Po rrezikon 70 mijë punonjës të fasonerisë, për Ramën vlejnë më shumë lekët…

0
105

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka denoncuar edhe njëherë papërgjegjshmërinë e qeverirë Rama, e cila po rrezikon jetën e 70 mijë punonjësve që punojnë në fasoneri.

’70 mijë punonjëse, gra dhe vajza, shumica nëna por edhe kryefamiljare, jane sot të ekspozuara para COVID 19. Dhe kjo vetëm sepse Edi Rama refuzon t’i përdorë paratë e taksave të shqiptarëve për t’u paguar rrogat këtyre punonjësve në vend të koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekret.

Faktet janë tronditëse,  gra dhe vajza punonjëse në fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus.
Po sa te tjera jane të infektuara që u refuzohet testimi?
Sa prej tyre kane infektuar edhe familjarë e të afërm?

Këto fakte tregojnë se për Edi Ramën vlejnë më shumë milionat korruptive që bashkëndan me oligarkët sesa 15 milion euro paga të punonjësve që do të mbronin jetën dhe shëndeti direkt te 70 mijë punonjës të fasonerive e mijëra të tjerëve që jane familjarë e të afërm të tyre. Me propagandë nuk ushqehen shqiptarët dhe as nuk mbrohet jeta e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here