Paloka nuk ja përton Ramës: Çdo fatkeqësi për shqiptaret, një rast më shumë për të vjedhur…

0
123

Pasi selia blu denoncoi qeverinë për tenderin e pajisjeve shëndetësore me vlerë 3.5 milionë dollarë, vjen një reagim nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” thekson se e vetmja gjë që nuk ndalet as në kohë fatkeqësie, është vjedhja e qeverisë së Ramës.

E vetmja gjë që nuk ndalet as në kohë fatkeqësie, është vjedhja e qeveritarëve të Ramës…përkundrazi, çdo fatkeqësi për shqiptarët është një rast më shumë për të vjedhur!”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se sot në një dalje publike nga jashtë ministrisë së Shëndetësisë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në emër të PD-së Vokshi tha se qeveria i bleu me dyfishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here