Rritet numri i të infektuarve në Shkodër/ 4 qytetarë, një infermiere dhe një punonjës i burgut të Reçit dalin pozitivë me koronavirus

0
107

Nëse paradite nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë asnjë rast i ri me Covid-19 në Shkodër, pasdite situata është rënduar. Bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 të infektuar të rinj.

Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, mes tyre një infermiere, dhe një punonjës i burgut të Reçit. 4 të tjerë janë qytetarë.

Eshte mësuar se punonjësi i burgut është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe.

Raportohet se polici i burgut ka lidhje farefisnore me të infektuarit në Shirokë, një prej tyre punonjëse e fasonerisë që është pozitive prej disa ditësh.

Kështu, Shkodra ka rritur numrin e të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë sa i përket të infektuarve, pesë prej tyre janë ritestuar dhe janë konfirmuar me Covid-19.

Ata i përkasin familjes në lagjen Dobraç të Shkodrës./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here