COVID-19/ Kina miraton testimin e dy vaksinave tek njerëzit

0
103

Kina ka miratuar testimin e dy vaksinave tek njerëzit, për të luftuar pandeminë e COVID-19, njoftoi sot media shtetërore.

Sipas agjencisë së lajmeve, Xinhua, të dyja vaksinat janë zhvilluar nga Instituti Wuhan i Produkteve Biologjike nën Grupin Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinopharm) dhe “Sinovac Research and Development Co”, një kompani me qendër në Pekin.

Gazeta e përditshme Global Times, citoi Komisionin e Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Këshillit të Shtetit duke u shprehur se këto janë vaksinat e para në botë për prova klinike.

“Sinopharm” ka prodhuar mbi 50 000 doza për provat fillestare klinike. Pas normalizimit, prodhimi mund të arrijë në 3 milionë doza për pako dhe me prodhim vjetor në 100 milionë doza, shtoi agjencia.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë (KKSH), gjatë 24 orëve të fundit në Kinë u konfirmuan 89 raste të reja me COVID-19.

Rastet e importuara në territorin kinez janë rritur në 1 464 pa shënuar asnjë viktimë.

Asnjë rast i ri apo viktimë nuk është raportuar në qytetin Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here