Kriza nga covid-19/ Ministri grek kërkon punëtorë shqiptarë: Po na kalben prodhimet! Do t’u bëjmë tamponin

0
122

Ministri grek i Bujqësisë, Makis Vorodhis, ka deklaruar sot se qeveria është shumë e shqetësuar lidhur me situatën e krijuar pas mbylljes së kufijve.

Ai shprehet se nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, fermerët grekë të fruta-perimeve rrezikojnë të falimentojnë duke çuar dëm prodhimin e frutave të këtij viti.

Sipas tij, kjo do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e Greqisë.

I pyetur nga gazetarët, për të dhënë më shumë hollësira se përse rrezikon që kjo të ndodhë, ministri Voridhi deklaroi, se ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbylljen e kufijve me Shqipërinë pasi prej vendit tonë Greqia furnizohet më së shumti me punonjës sezonalë në bujqësi.

“Jemi të shqetësuar, sidomos për periudhën mbas këtij muaji dhe fillimit të majit, pasi janë mbyllur kufijtë me Shqipërinë, prej nga ku vijnë shumica dërrmuese e punonjësve të kualifikuar të tokës. Ne po punojmë që të gjendet formula dhe ata të vijnë, por duke bërë kujdes edhe për masat e profilaksisë për të shmangur përhapjen e virusit.

Ata vijnë të organizuar, kuptohet që ne do ta bëjmë shumë të thjeshtë procedurën. Mirë do ishte që për pak ditë të hynin në një formë karantine, ose të bënin tamponin për të qenë të sigurt dhe pastaj të dalin në fusha. Fermerët janë dakord për këtë, ndërkohë që ne po organizohemi me insititutin e epidemiologjisë për t’i bërë këto teste.

Ajo që do të duhet dhe është urgjente, është një marrëveshje me Shqipërinë, që hapja e kufijve të bëhet në bashkërendim me ruajtjen e masave të kontrollit”, deklaroi Voridhis.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin e bujqësisë dhe po kaq edhe në sektorin e turizmit

Në shumicën dërrmuese të tyre, forcat e krahut janë nga Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria. Edhe pse në vend ndodhen më shumë se 40.000 emigrantë sirianë dhe nga vendet e Afrikës veriore, ata refuzojnë të punojnë në këto sektorë dhe preferojnë të marrin pagesën prej 400 euro për familje, që ua mundëson mekanizmi mbështetës për refugjatët e luftës.

Nëse Shqiperia nuk hap kufijtë, atëherë do të mbeten pa vjelë mijëra hektarë fruta të stinës, pjeshkë, kajsi, qershi, dhe pa mbjellë mijëra hektarë me perime të stinës.

Lidhur me këtë situatë kanë reaguar shoqatat e fermerëve në veri të vendit, por edhe në Kretë, Larisa dhe Peloponez, zona në të cilën punësohen mijëra punonjës sezonale çdo vit, kryesisht shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here