Armand Duka shpërthen ndaj Ramës, i’a thotë torç e pa dorashka: Informalitetin ta kishe luftuar në paqe, jo tani në luftë!

0
107

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku ka folur për krizën e shkaktuar nga pandemia dhe nevojën që qeveria shqiptare, të ketë një paketë edhe për personat që punojnë në botën e futbollit, duke filluar nga futbollistët, deri tek stafi administrativ.

Duka tha se lufta ndaj informalitetit është e nevojshme, por ajo duhet të bëhet në paqe dhe jo në luftë, duke e quajtur këtë argument si një “lapsus” të kryeministrit.

Nuk mund të mohojmë që ekziston informaliteti edhe në futboll, siç realisht ekziston në të gjithë jetën shqiptare, në ekonominë shqiptare. Por, nuk mund të jetë arsye kjo, mbase ka qenë një lapsus ose një gjë e momentit e kryeministrit, sepse prezenca apo qenie në një gjendje të jashtëzakonshme, apo në një luftë siç e thotë kryeministri, pavarësisht informal apo formal, ke nevojë të jetosh dhe të jetosh ke nevoja ekonomike. Informalitetin duhet ta sulmojmë në ditë paqeje dhe jo në ditë lufte. Kemi patur kohë ta bënim këtë përpara se të fillonte pandemia, pikërisht për këtë kemi bërë takim me kryeministrin, për ta ndihmuar edhe formalizimin e futbollit, ekipeve të futbollit dhe për ta ndihmuar me një paketë ligjore. Megjithatë qeveria mund të nxirrte një paketë dhe të ndihmonte ata që kanë paguar taksat“, u shpreh Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here