Deputeti nga komunitetit rom dhe egjiptian: Veliaj bën propagandë, nuk i vjen në ndihmë familjeve në nevojë

0
199

Kryetari i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, njëherësh edhe deputeti i Parlamentit shqiptar ka ngritur shqetësimin e komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri në këto ditë të vështira nga koronavirusi.

Në një intervistë për emisonin “Arena” nga Dritan Hila në RTV  Ora, Rivelino Çuno tha se komuniteti që ai përfaqëson nuk po ndihmohet as nga bashkia dhe as nga qeveria.

Çuno thotë se nuk beson te qeveria dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për të cilin thotë se në vend që dërgojë pako ushqimore del dhe bën propagandë me foto dhe video.

Rivelino Çuno:  Situata është dramatike dhe alarmante. Komunitet rom dhe egjiptian ka vuajtur edhe nga varfëria dhe nga diskriminimi. Këto komunitete janë të dënuara të punojnë për të siguruar bukën e ditës. Pra çfarë punojnë gjatë ditë sigurojnë bukën. Informaliteti tek këto dy komunitete është mbizotërues. Këto familje kanë nevojë për ndihmën tonë.

Dritan Hila: A ju ka ndihmuar bashkia ose qeveria në këtë drejtim?

Rivelino Çuno: Unë nuk e ndjek propagandën e bashkisë së  Tiranës. Kam shumë pak respekt për qeverisjet dhe administrimet me foto dhe me video. Nuk e kuptoj sesi një kryetar bashkie shëtit me shumicën fotografë, kameramanë sesa me pako për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.  Unë dhe struktura e Partisë për Evropianizim dhe Integrim kemi komunikim me të gjitha rrethet dhe dalim në konkluzionin që këto familje nuk janë të plotësuara me minimumin jetik. Këto familje janë në pikën e hallit, janë pa bukë.

Çuno i propozon qeverisë një zgjidhje për komunitetin rom dhe egjiptian.

Rivelino Çuno: Zgjidhja jonë është shumë e thjeshtë të krijohen dy kode unike. Me një kod unik ti çohet çdo qytetari në familje në nevojë, në celular dhe një kod tjetër të dërgohet nga drejtoritë rajonale të tatimeve kundrejt bizneseve. Këtu ne përfshijmë, farmacitë, supermarketet, dyqanet e vogla, bulmetores dhe fruta perimeve. Unë mendoj se kjo shmang abuzivitetin, kjo u mundëson qeverisë të ulë shpenzimet operative dhe kjo na jep mundësin mos prekemi nga koronavirusi. Kjo unë mendoj se është një zgjidhje emergjente.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here