“Qëllim është mbijetesa”/ Avokati i kujton Ramës KEDNJ: Të gjithë shqiptarët duhet të lejohen të futen në territorin shqiptar

0
108

Shume shqiptarë kane ngelur prej ditesh të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes, për shkak të Koronavirusit.

Mësohet se policia në doganën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk ka dhënë dritë jeshile të futen në vendin tonë.

Lidhur me këtë situatë absurde reagon edhe avokati Ledio Braho.

Përmes një postimi në Facebook, ai i kujton qeverisë detyrimet kushtetuese ndaj shtetasve shqiptarë.

Postimi i plote

“Pika 2 e nenit 3 të Protokollit Nr. 4 të KEDNj është detyrim i qartë për shtetin shqiptar. Të gjithë shqiptarët duhet të lejohen të futen në territorin shqiptar.

Nëse shteti ka për qëllim shmangien e “bombës”, t’i karantinojë në një ambient të përbashkët në menyrë që t’i sigurojë ushqim dhe strehim.

Nuk është zgjidhje shmangia e gjobave për kalimin e afatit 90 ditor (as kjo nuk po ndodh) sepse në këtë kohë nuk është gjoba, por mbijetesa qëllim”, shkruan avokati në postimin e tij.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here