Keni ethe dhe kollë? Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në shtëpi…

0
150

Instituti i Shëndetit Publikon këshillon qytetarët që kanë ethe dhe kollë që të marrin një sërë masash kur ndodhen në shtëpi.

Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19
Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj!

✅ Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.

 

✅ Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!

✅ Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre!

✅ Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!

✅ Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave!

✅ Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here