Duka shpërthen keq ndaj Braçes: O kone lehi shefit tënd, janë 20 mijë vetë që jetojnë me sportin

0
119

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka reaguar ndaj shtetit shqiptar. Kreu i futbollit në Shqipëri shkroi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Reagim i detyruar!

Edhe në këto kohë të vështira për gjithë popullin shqiptar “Konia” gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin…

Skërmit dhëmbët e vogla duke i rënë gjoksit se nuk ka lekë për futbollin, duke i pozicionuar enkas publikisht këdo që ka lidhje me këtë sport si oligarkë: e di ky që janë 20 mijë njerëz që luajnë futboll, shumica fëmijë? Po ata trajnerë ekipesh fëmijësh, masazhatorë, mjekë, roje edhe ata punëtorë që mirëmbajnë barin e fushave..? Normal, këtij i intereson veç derbi! Ata që janë përfshirë në industrinë e futbollit janë të barabartë me shumicën e shqiptarëve, që po humbin as me pak e as më shumë por BUKEN E GOJES. Po kërkojnë nga shteti i tyre të bëjë atë që bëri Albin Kurti në Kosovë që ndau një fond prej 5 milionë eurosh vetëm për sportin; apo atë që bëri Maqedonia duke i dhënë çdo punëtori në këtë industri nga 250 euro… atë që po ndodh në Europë, sot Rainer Koch zv/president i Federatës Gjermane të Futbollit kërkoi mbështetje shtetërore për klubet amatore të futbollit dhe organizatat e lidhura me futbollin.

Por nuk është hera e parë që “Konet” lehin sa herë e kuptojnë që nuk dinë të qeverisin e t’i japin zgjidhje halleve të popullit qofshin biznes i vogël, të vetëpunësuar, pingpongistë, futbollistë apo edhe basketbollistë… Do i pranonim edhe sugjerimet e tyre, nëse Shteti do e kishte bërë detyrën e tij ndaj tatim-paguesve të fushës së futbollit. Padyshim si menaxherë të mirë, ne kemi dhe fond rezervë për anëtarët tanë. Ne nuk do i lëmë në baltë njerëzit e futbollit!

Ndaj “Kone” vazhdo lehjen, se e di që nuk pushon dot, por lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata! Njerëzit e futbollit jo e jo!”, shkruan Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here