Covid-19/ Fjalimi i rrallë i Mbretëreshës Elizabetë: Do t’ja dalim dhe ky sukses do të jetë i të gjithëve!

0
93

Mbretëresha Elizabetë, si rralle here ka mbajtur një fjalim, duke i’u drejtuar me disa mesazhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusit Covid-19 dhe luftën për ta mposhtur atë.

Në mesazhin televiziv, Mbretëresha u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do t’ja dalë  dhe se do të ketë një  përpjekje globale për të mposhtur virusin.

Ajo falenderoi stafin e shërbimit shëndetësor, që është në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Ne kemi hasur vështirësi edhe më parë, por këtë rradhë është ndryshe. Këtë herë ne do të bashkohemi me vendet në mbarë botën, në një përpjekje të përbashkët, duke përdorur të gjithë përparimin e shkencës dhe dhembshurinë instinktive, për t’u shëruar. Ne do t’ja dalim dhe ky sukses do të jetë i të gjithëve ne“, tha ndër të tjera Mbretëresha në mesazhin e saj.

Sëbashku po e luftojmë këtë sëmundje dhe unë dua t’ju siguroj, se nëse qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, ne do ta mundim atë“, shtoi ajo.

BBC raporton se vendimi, që Mbretëresha të regjistrojë një mesazh televiziv drejtuar popullit, është marrë në konsultim të ngushtë me Downing Street.

Mesazhi i Mbretëreshës, u transmetua në televizion, radio dhe rrjetet sociale, me një audiencë të jashtëzakonshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here