Covid-19/ Manastirliu jep lajmin: Shërohen pesë mjekë dhe infermierë

Pesë mjekë dhe infermierë rezultojnë të shëruar pas testimit te dyte të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Covid-19/ Manastirliu jep lajmin: Shërohen pesë mjekë dhe infermierë

Aktori i njohur turk, mund të jetë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko