Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku është shprehur se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të ulen masat e ndërmarra dhe të dalim nga izolimi.
Në një lidhje me Skype ‘ABC-në e Mëngjesit’, Ulqinaku është shprehur se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të infektuarve thekson se vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.
Në një bisedë me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku u shpreh ndër të tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.
Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rasteve të infektimit dhe jetëve të humbura është kufirit të menaxhueshëm
Intervista e plotë:
Duke dhënë mesazhe të kësaj natyre njerëzit mund të ulin vigjilencën, nuk po shihet ndonjë trend i madh i të infektuarve në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për një goditje të valës së madhe?
Shifrat janë të pranueshme tashmë na ka dalë frika se mund të kemi një pikë. Ka gati 10 ditë që tashmë kemi një rritje graduale të numrit të personave të infektuar që ka shkuar nga 10 deri në 20 raste në ditë me një % të vogël të rasteve që kanë kërkuar hospitalizim.
Problemi për mua është se ne duhet të fillojmë ti çmontojmë masat, por patjetër duke respektuar distancimin social. Unë mendoj se është momenti se ka ardhur koha për ta menduar zbritjen e këtyre masave drastike. Pasi frika e rëndimit të sistemit shëndetësor mendoj se ka kaluar.
Ju po propozoni që në mënyrë graduale hapa pas hapi ti kthehemi rutinës?
Po mendoj se po. Pasi siç erdhën në fillim duke u forcuar duhet të vijnë dhe duhet të vijnë dhe duke u zbutur pasi frika e qeverisë , e shtetit dhe e të gjithë shtetasve ishte jo mos pasja e rasteve por mbingarkesa e sistemeve shëndetësore dhe paniku që mund të shkaktonte te bluzat e bardha. Kemi dëgjuar për raste të infektimit të bluzave të bardha ku në Itali kemi dhe vdekje të tyre. Tashmë e kemi kaluar këtë frikën dhe kemi filluar në luftën e vërtetë ndaj COVID 19 dhe jemi duke e menaxhuar.
Ju po thoni se ne e kemi arritur kulmin apo jemi në një situatë ku grafiku është horizontal?
Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshëmbull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike.
Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur. Nuk besoj se vendimi do të jetë i menjëhershëm, mnë mendoj se çdo gjë duhet të fillojë graduale që në mënyrë të paktën të shkojmë me këtë ritëm deri në fund të prillit.
Para gjithë botës dhe para shtetit shqiptar janë dy janë alternativat një alternativa e eliminimit dhe mbajtja nën kontroll dhe përgatitja për një luftë të gjatë. Ne nuk mund ta zhdukim, pasi ne jemi një vend i vogël dhe duhet të hapemi, por ne mund të përgatitemi për një luftë të gjatë graduale duke e cilësuar dhe në kuadrin e një sëmundjeve graduale, Jeta duhet të vazhdojë.
Herën e fundit që kemi biseduar shumë gjëra nuk i kemi të qarta, mendonim për respiratorët etj? Tashmë që flasim që kemi 12 viktima dhe 223 raste të infektuar ne kemi 2 ose tre raste jemi në gjendje që ti përballojmë apo jo?
Ne akoma nuk kemi ezauruar kapacitetet e Infektivit, jem larg skenarit, kemi rreth 74 vetë të hospitalizuar ku 5 janë në terapi intensive dhe 3-4 me frymëmarrje të drejtuar, jemi larg skenarit të keq që ne kemi gati tashmë variantin e COVID 2, kemi thuajse gati 3 dhe po përgatitet dhe spitali 4 për të karantinuarit. Jemi larg këtyre gjërave që na bëjnë të mendojmë se mund të kthehemi në normalitet të paktën duhet ta provojmë.
A ka rëndësi infektimi masiv? Nëse 60-70 % e shqiptarëve preken dhe e kalojnë pa shenja klinike, mund të krijojmë imunitet?
Ky është imuniteti i grupit ose i tufës, me shifrat që i ka gjithë bota jo vetëm ne është se ne jemi shumë larg këtyre skenarëve, e vetmja në luftë është qëndrimi në këmbë dhe menaxhimi i situatës. Tashmë nuk mund të themi se kemi më një sëmundje të re, pasi po bëhen kërkime për terapi, për gjetjen e vaksinës. Tashmë thuajse e njohim se kush është ky armik i padukshëm. Shumë shtete kanë filluar ta kenë në monitorim këtë sëmundje, me përjashtim të Evropës dhe SHBA-së vendet e tjera e kanë nën kontroll.
Sa ndihmon fakti që po bie kurba e infektimeve në Itali?
Na ndihmon shumë pasi kjo nuk është një luftë vetëm e Shqipërisë pasi të gjithë shtetet e Evropës ishin në luftë për të mbrojtur popullatën e vet. Ligjet e dala në shumë shteteve të Evropës që nuk lejojnë shitjen e asnjë maske jashtë vendit besoj se do të bien dhe këto masa, kjo është një luftë globale dhe ne jemi një ushtar në këtë luftë.
Si ushtar në frontin e kësaj lufte, a ke sot për masat që u morën ndoshta shumë drastike?
Fakti është se falë këtyre masave ne nuk kemi probleme me menaxhimin e COVID 19, kemi 223 raste dhe personat që kanë ndërruar jetë, por ne kemi pasur mundësinë që të bëjmë shërbimin e duhur për të gjithë rasteve. Ne jemi në shifrat 5% mortalitet por mos harrojmë se çdo sëmundje ka rriskun e vet dhe në ditë të zakonshme mund të kemi më shumë vdekje.
Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që shumë nga ne nuk do të kenë mundësinë që ta shikojnë. Por a na bën kjo ne që të jetojmë pak më ndryshe në raport me higjienën, me gripin e sëmundjet e tjera?
Një nga të mirat dhe të këqijat e racës njerëzore është harresa, nëse ne do të arrijmë 60-70% e personave ne do të bëhemi imun dhe shumë shpejt do të harrojmë dhe do të kthehemi rutinës së kafeneve, ceremonive, dasmave dhe përqafimeve. Unë kam bindjen se ne do të harrojmë shumë shpejt, dhe sa kohë që qarkullimi është shumë i egër i virusit vetëm një budalla mund të mos jetë i i kujdesshëm.
A ekziston mundësia që në janar dhe në shkurt në fillim të vitit një pjesë e jon atë ketë kaluar COVID, pasi ka pasur një numër të madh të sëmurëve me grip që kaluan në pneumoni?
Nuk besoj sepse për vetë faktin se ne kishim një numër të lartë të rasteve me grip, por mos të harrojmë se ky lloj virusi e nxjerr kokën do të kishim dhe vdekshmëri. Numri i personave me grip ka qenë shumë i lartë, dhe besoj se do të kishim më shumë rasteve të hospitalizuar. Vetëm 1% e rasteve e kalojnë pa klinik, 99 % e kalojnë me klinik, nga këto raste 80-85 % e kalojnë me klinik të lehtë 15 % mund të jenë nga rastet me rëndë.
Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 223. 44 persona janë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.