Një taksist në Angli humbi jetën për shkak të koronavirusit, raporton gazeta Mirror.
Spencer Kurash, 56 vjeç, iu shtua numrit të viktimave që i ka kaluar 1 mijë. Ai ishte shoferi i një taksie të zezë prej 22 vitesh.
E bija e saj, studentja 18-vjeçare Natasha, tha për Mirror: “Ai mund të jetë infektuar nga një pasagjer që i dha paratë cash. Është shkatërruese”.
Taksisti u vendos në vetëizolim kur iu shfaqën simptomat. Por brenda pesë ditësh, simptomat iu përkeqësuan në shtëpi.
Familja thotë se mjekët u përpoqën që ta sillnin në jetë për një orë, por nuk ia dolën.