Macron bën thirrje për solidaritet më të fortë buxhetor në Europë: Franca do të qëndrojë e mbyllur deri më 15 prill…

0
116

Numri i të vdekurve në Francë është rritur në 2,314 viktima, nga 1.995 të premten, thanë autoritetet shëndetësore franceze.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Francë ka arritur në 37,575 vetë, krahasuar me 32.964 të premten. Presidentin Emmanuel Macron sot ka bërë thirrje për solidaritet europian sepse tani është koha kur duhet më shumë se kurrë.

Macron bëri thirrje për solidaritet më të fortë buxhetor në Europë.

“Evropa duhet të ndjehet krenare dhe e fortë, sepse është. Por me të vërtetë duhet të shkojë shumë më tej. Kjo është arsyeja pse mbroj solidaritetin e buxhetit në menaxhimin e kësaj krize dhe pasojave të saj…nëse nuk tregojmë solidaritet, Italia, Spanja apo të tjerët do të ishin në gjendje t’u thoshin partnerëve të tyre evropianë: ku keni qenë kur keni qenë në front? Unë nuk e dua këtë Evropë egoiste dhe të ndarë”, shtoi Macron.

Franca do të qëndrojë e mbyllur deri më 15 prill me një valë infeksionesh të reja që priten ende në Paris dhe në rajonet veriore franceze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here