“Sot duhet të jemi krah shqiptarëve”, Teliti: Nga koncesionet mund të kursehen rreth 110-120 milion dollarë

0
100

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve në TV Ora, eksperti i ekonomisë i PD-së tha se koncesionet janë një kosto për situatën ku ndodhemi.

Sipas Telitit, qeveria për 12 kontrata koncesionare jep 150 mln dollarë me një vlerë 3-4 herë më të lartë.

Dorjan Teliti: Ne nuk jemi për mos dhënie të shërbimit, por jemi që të jepet me një kosto shumë më të lartë dhe të kemi afera korruptive që janë denoncuar nga opozita çdo ditë. Ajo që ne kemi konstatuar është se paguhet për 12 kontrata koncesionare plot 150 mln dollarë në buxhetin aktual. Këto kontrata dhe shërbime mund të jepeshin me vlerë 3-4 herë më të ulta. Kështu do të kishim, së paku, në buxhetin e shtetit një kursim 110-120 milion dollarë, të cilat do të shkonin menjëherë në shërbim të sektorit të ekonomisë dhe do të ndihmonin ekonominë e dërrmuar të shqiptarëve. 

Këto koncesione mund të anulohen, sidomos tani që është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, mjafton që kryeministri Rama të ketë vullnetin për ta bërë këtë gjë. Në luftë nuk ka miq, Rama t’i mbajë miqtë, por sot duhet të jemi krah shqiptarëve. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here