OBSH, Ranieri Guerra: Kulmi i përhapjes së COVID-19 në Itali këtë javë, më pas nis rënia

0
115

Ngadalësimi i shpejtësisë së rritjes (i kurbës së infeksioneve) është një faktor jashtëzakonisht pozitiv, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së për Italinë, Ranieri Guerra për ”Radio Capital”.

”Në disa rajone mendoj se ne jemi afër pikës së rënies së kurbës në vetvete, kështu që kulmi mund të arrihet këtë javë dhe pastaj të bjerë”, theksoi ai lidhur me pandeminë e koronavirust.

“Unë mendoj se kjo javë dhe ditët e para të javs së ardhshme do të jenë vendimtare sepse do të jenë momentet kur masat qeveritare të 15-20 ditëve më parë duhet të japin efekt”, tha Guerra.

”Pritet të shihet që kurba të bjerë më shpejt në këto 5-6 ditë”, shtoi ai.

”Ndërkohë, për sa i përket niveleve të vdekshmërisë, ne presim t’i shohim ato të bien disa ditë me vonesë”, deklaroi Guerra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here