U infektua nga COVID-19/ Drejtori i Urgjencës rrëfen simptomat, nuk qëndronte dot as shtrirë, temperaturë e lartë dhe kollë…

0
123

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i infektuar me Coronavirus, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka rrëfyer gjendjen e tij shëndetësore dhe për shenjat e pandemisë.

Sipas tij, simptomat nisën midis të shtunës dhe të dielës, ndërsa tregoi se ndjente dhimbje trupi, temperaturë të lartë dhe kollë.

“Të dielën me temperaturë të lartë, dhimbje trupi, dhimbje koke. Sot jam më mirë. Dhimbjet janë graduale. Po më thonin që ishe shumë i lodhur. Unë që të shtunën e shikoja që nuk kisha shumë rezistencë. Por s’kisha dhimbje, ishte lodhja. Normal që dhe organizimi, mekanizmat e humbasin efektin e tyre. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Ajo është gjëja më e tmerrshme, s’rri dot në një vend. Rrotullohesh gjithë andej, temperatura kalon 39 apo 39 e gjysmë është problem. Por për fatin e mirë u kontrollua. Dhe je dhe vetë mjek dhe e di si do shkojë.

Kemi këshilluar mijëra qytetarë në këto ditë. Shumë prej nesh e shikojnë veten nga ana e kuruesit, jo të kuruarit. 48 orë me shenja të theksuara. Tani kam kollë, nuk kam dhimbje, temperatura është tek 37, 37 e gjysmë. Sot pothuajse kam qenë gjithë ditën në këmbë në shtëpi duke bërë xhiro. Kjo është një betejë, e dimë shumë mirë. Kur je në linjën e parë mund të të ndodhi siç më ndodhi mua. Dy javë patjetër që do qëndroj në shtëpi”, u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here