Viktima e tretë e koronavirusit/ Ndërron jetë në Spitalin Infektiv…

0
107

Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 71-vjeçar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here