“As autoblindat dhe katjushkat! Dikush ti thotë se po mbytet bashkë me varkën”

0
121

Nga Armir Shkurti

 

Këto autoblindat në rrugë duken si parada që ka qejf gjithmonë Rama. Në fakt jo! Ai personalisht është në hall të madh. Atë “luftë – luftë” nuk e ka llogje “Kavaje”. Po mori përhapje covid sistemi shëndetësor bën “shut down”. Ky është panik i madh për një drejtues qeverie! Të mendoshë se të sëmurin do ta leshë në fat të vet, të vdesë në shtëpi, familjarët të mos kenë ku ta varrosin, ndërkohë që janë infektuar edhe ata….

…vazhdojmë!

Të mendoshë që dyqanet do të zbrazen dhe njerëzit do rrebelohen, do thotë të keshë dy fronte: revoltën nga mungesa e kurës dhe revoltën e bukës. Më thuaj në mund të ketë makth më të madh për një kryeministër, i cili është në panik edhe për vetë jetën e tij.

Në çdo ekuacion, një mendje e tillë arrin në përfundimin: ME ÇDO KUSHT E MJET MBAJ NËN KONTROLL PËRHAPJEN DHE ZEMËRIMIN!

Prandaj ja fut pordhës me orare ndalimi kot më kot, të cilat më zi po e përkeqësojnë situatën. Prandaj edhe nxjerr ushtrinë, si ai fëmija që thërret nga frikë në pyll: ” unë s’kam frikë”.
Pra ai ËSHTË NË LUFTË VËRTET! Lufta e parë – për të shpëtuar jetën e vet e cila seriozisht kërcënohet nga covid-19 dhe e dyta, për të shpëtuar pushtetin.

Por, në kushtet e panikut konstant për dy rreziqet që sapo të citova, çdo vendim i tij është i nxituar dhe spontan. Frikën dhe panikun ia ushqejnë si zjarrin drutë qindra koqe “intelektualë” që i kërkojnë nga facebooku “dorë të hekurt” kundër “derrave shqiptarë që s’marrin vesh”

Ndërkohë në terren:

Njerëzit nuk kanë rezerve. Plot shqiptarë (sidomos në një farë moshe ) jetojnë vetëm, se fëmijët i kanë tjetërkund. Dyqanet, për shkak të orareve, nuk kanë gjithnjë furnizim. Bankat, OSHEE, celularët etj duhen paguar! Për të bërë pazare dhe për të paguar detyrime njerëzit janë të detyruar të rrinë nëpër rradha, nëse nuk gjendet zgjidhje tjetër. Edhe vetë ata janë të acaruar si prej rrezikut ashtu edhe kohës së humbur në prije.

Kështuqë, jo autoblinda të nxjerrë, po edhe katjusha të vendosë në sheshin Skënderbej nuk ka ç’i bën kësaj situate po nuk e shkundi dikush e ti thotë “po mbytesh bashkë me varkën”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here