Zbulohet shënjestra kryesore për të goditur virusin/ Flasin shkencëtarët: U provua tek të prekurit…

0
116

13 B quhet “arma” e cila është në gjendje për të bllokuar motorin e koronavirusit. Molekula lidh dhe frenon enzimën e përdorur nga virusi për t’u shumëfishuar në qelizat e infektuara.

13 B, konsiderohet si shënjestra kryesore për të goditur virusin dhe struktura e saj 3D, do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve për trajtimin e sëmundjes.

E testuar në laborator, në qelizat e mushkërisë njerëzore të prekur nga koronavirusi, molekula 13B hyri menjëherë në veprim. Ndërsa tek një eksperiment të zhvilluar te minjtë, ajo tregoi se nuk është toksike.

Megjithatë, sipas ekspertëve, do të duhet kohë para se molekula të kthehet në një ilaç kundër virusit.

Studimi u krye nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtar të udhëhequr nga universiteti Lubecca në Gjermani, dhe u publikua në revistën shkencore “Science”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here