Mjeku: Nëse nga sot nuk do të kemi asnjë infeksion të ri me COVID-19, duhen edhe dy javë vetizolim…

0
94

Izolimi brenda shtëpive tona duket se do të vazhdojë për një kojhë të pacaktuar. Mjeku neurokirurg, Erion Musabelliu, në një lidhje nga Toronto për Ora News tha se ,nëse Shqipëria nga sot nuk do të shënonte asnjë rast të ri të infektuar me COVID 19 do të duheshin edhe dy javë vetizolim.

Musabelliu: Është fakt shkencor. Nga ky moment që flasim çdokush prej atyre që na ndjek është i vetëizoluar dhe nga nesër nuk paraqitet asnjë rast i infektuar përjashto pacientët që janë në respiracion të drejtuar. Secili nga ato pacientë që nuk është në respiracion të drejtuar sot nën kontrollin e mjekëve në Shqipëri nëse gjendja e tyre nuk përkeqësohet, secilit prej tyre do ti duhet minimumi dy javë brenda konsideratës klinike për tu shëruar, atëherë ne na duhen edhe dy javë të tjera. Pra një muaj vetëizolim nëse nga ky moment nuk kemi të infektuar të ri. Por unë shoh që rastet shtohen çdo ditë dhe kjo e bën më shqetësuese situatën.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus nderkohë janë rikuperuar dy pacientë, kontakte të pacienti zero.Pas daljes nga spitali ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë dhe vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here