Ciljeta Xhilaga: Po na ndëshkon Allahu. Në Kuran, kjo që po ndodh tani është thënë përpara

0
101

Koronavirusi po i detyron mjaft programe televizive që nuk janë mbyllur prej tij, t`i bëjnë lidhjet me të ftuarit përmes “ Skype”. Kjo i ndodhi dhe Çiljeta Xhilagës në “ Ftesë në 5” , ku ajo rrëfeu sesi po i kalon ditët me djalin, Fernando e po shijon kohën e kaluar me të në shtëpi.

Por përpos këtyre, bëri dhe një pohim befasues: sipas Çiljetës, gjithçka që po ndodh tani me koronavirusin është parashikuar më parë në librin e shenjtë të Kuranit. Ajo tregoi se lutet shumë.

“Në radhë të parë kërkoj falje një herë, është gjëja që duhet të bëjmë të gjithë”, tha në lidhje, ku shtoi se lutet kryesisht për të birin, për shëndetin e të afërmve e njerëzve të dashur dhe që kjo situata të mbyllet sa më shpejt.

 

“Zoti e ruajtë gjithë botën e na shpëtoftë nga gjithë kjo bela e madhe”, u shpreh ajo në fund.

Në një status të postuar përpara dy ditësh në Instagram, Çiljeta thoshte:

“Asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut, qoftë edhe një gjethe nuk bie në tokë pa lejen e Tij☝?dhe kjo qe po kalon e gjithe bota eshte nje sprove e madhe krijuar nga vet dora njeriut, jemi te gjithe gabimtare kujtohemi per Allahun kur na ze frika e paniku;

kujtohemi atehere kur e shohim qe s1 kemi me zgjidhje nga t`ja mbajme, por po ta mendojme pak me thelle shume keshilla i kemi ne KURAN keshilla qe jo te gjithe i zbatojme dhe na duhet te kalojme neper sprova kaq te medha per te kuptuar sa gjera e keshilla jane thene ne Kuran mijëra vjet me pare”…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here