A do ti anullojë PPP Orikum- Dukat, Milot-Balldren kryeministri Rama apo thjesht do ti shtyejë…

0
104

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot detaje nga plani ekonomik për përballimin e situatës së COVID-19. I ftuar sot në emsionin “Opinion”, Rama tha se sot janë prekur disa kontrata PPP, si Milot-Balldren, Orikum-Dukat si dhe është pezulluar dhe koncesioni i Check-Up dhe shërbimi i laboratorëve të analizave.

Në planin që kemi bërë më lejoni t’ju shpjegoj çfarë kemi prekur. Në kemi prekur Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat që kishin 5 mln dollar.  Kemi pezulluar check-up dhe pagesa e 6 muajve, 4 mln dollarë do të shkojë tek plani. Ne kemi një tjetër shërbim për laboratorëve të analizave, nga shtetërori tek privati është spostuar 8 milionë, katër i kemi në plan, të tjerat si kemi prekur. Tjetra është koncesioni për përpunimin e mbetjeve, janë caktuar 20 milion, nga të cilat 4 i kemi këtu. 17 milion këtu spostohem. Kemi  një koncesion skandaloz për skanerat, e kemi të trashëguar. Është edhe mirëmbajtja e rrugës së Kombit dhe ajo e Arbërit. Nuk i kemi prekur në këtë fazë se s’mund të shkatërrojmë këtë që kemi bërë deri tani. Nëse do të duhet do të ndërhyjmë edhe këtu”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here