Qeveria europiane e futbollit, UEFA, thirri sot në mesditë një video-konferencë përmes internetit me të gjitha federatat anëtare.
VENDIMI I UEFA-s për kampionatet e pezulluara:
“Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti”.
Ky vendim u mbështet edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili deklaroi: “Unë uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kthehemi në jetën normale e të shijojmë futbollin. Situata duhet të ndiqet hap pas hapi, dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Mbështes plotësisht propozimet e sotme ,dhe do të bëjmë maksimumin për t’i realizuar ato” tha Duka.