Statistika të frikshme! Në Spanjë çdo orë vdesin gjashtë veta, 182 të vdekur brenda një dite

0
111

Spanja, e cila kishte raportuar 309 vdekje të lidhura me koronavirusin deri të hënën, pati rritje të viktimave në 491 të martën, thonë raportet.

Numri i personave të prekur u rrit gjithashtu nga 2.000 në rreth 11 mijë. Si shumë shtete të tjera evropiane, edhe Spanja mbylli kufijtë e saj.

Nga mesnata, Spanja filloi të ndalonte makinat nga Franca dhe Portugalia, duke lejuar vetëm shtetas spanjollë, banorë dhe punëtorë ndërkufitarë, raportoi BBC.

Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve – 4,871 e ndjekur nga Katalonia me 1.394 persona të prekur.

Ndërkohë, autoritetet janë duke ashpërsuar masat pasi nxjerrja e qenve nga shtëpitë po shfrytëzohet si një justifikim për të lënë banesat.

Qeveria ka ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpia, përveç urgjencave, të shkonin në punë dhe veprimet thelbësore, si marrja e kafshëve shtëpiake.

Kjo e fundit po përfitohet nga njerëzit që e përdorin atë për të shëtitur gjatë, duke u shoqëruar në publik.

Një video e shpërndarë nga sindikata e policisë spanjolle Jupol në Twitter duket se tregon një burrë që ecën nëpër rrugë me një qen lodër leh ndërsa një makinë policie tërhiqet përkrah tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here