“Qëndroni në shtëpi, shmangni kontaktet me personat e infektuar”/ Pipero apel qytetarëve

0
115

Të shumta ishin pyejet që kanë mbërritur në Open në Top Channel rreth coronavirus.  Eni Vasili i drejtoi disa pyetje mjekur Pëllumb Pipero i ftuar në studio.

A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera?

-Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun’- tha Pipero.

A shpërndahet në përmjet ajrit?

-Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare sumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.

Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?

-Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangi kontaktet direkte me personat e infektuar- tha Pipero.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here