Basha: Qeveria ka mundësi të anulojë apo pezullojë gjitha koncesionet. Sakrifica nuk mund t’u kërkohet vetëm qytetarëve

0
84

 

Basha: Qeveria

Lulzim Basha ne emisionin “Open”

Mbi 50 përqind e popullsisë ka kushte jashtëzakonisht të vështira edhe pa u përballur me këtë epidemi dhe impenjimet dhe kufizimet e tjera që ajo mbivendos mbi gjendjen aktuale ekonomike dhe sociale. Kështu që e them nga zemra që shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe. Në veçanti një sakrificë të madhe po bëjnë më shumë se gjysma e popullsisë që ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike. Prandaj, thirrja ime është që të sakrifikojmë të gjithë. Nuk mund t’i kërkohet sakrifica vetëm qytetarëve, në veçanti atyre në nevojë, pa patur një plan mbështetës e në veçanti për ata në nevojë.

Pyetje: Ju keni qenë konstruktiv dhe keni bërë propozime konkrete këto kohë, herë pas here, njëherë 11 pastaj 8, sigurisht të ndryshme por të drejtëpërdrejta dhe të qarta, e zeza mbi të bardhë. Pasditen e të dielës ju bëtë 8 propozimet e fundit të cilat duhet të përfshiheshin në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes. Por duket sikur kryeministri ka refuzuar edhe këtë propozim, në mos gaboj e ka quajtur maskaradë në fillim. Ashtu si edhe me tërmetin edhe këtë plan masash tuajin e ka refuzuar. Keni një koment?

Lulzim Basha: Në rradhë të parë dua ta bëj të qartë që gjithë shqetësimi, fokusi im, i gjithë Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar, sot është siguria, mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve. Ndaj kam refuzuar dhe do të vazhdoj të refuzoj të futem në një debat politik sepse qëllimi është një dhe vetëm një: shëndeti i njerëzve, siguria e njerëzve dhe marrja e të gjitha masave për t’u ardhur në ndihmë atyre. Në këtë kuadër mund të shikojmë dhe anën tjetër të medaljes, që gjatë kësaj jave qeveria dhe Banka e Shqipërisë, kanë adoptuar gjatë këtyre ditëve një pjesë të mirë të propozimeve tona, ndonëse në momente të caktuara, duke përfshirë edhe mbrëmjen e sotme, u duk se i kanë sulmuar ato. P.sh sot, duket se kryeministri ka pranuar një pikë të rëndësishme të propozimit tim të djeshëm, që është krijimi i mundësive fiananciare për të paguar të gjithë ata punonjës të cilët në rast nevoje kur biznesi është në pamundësi financiare nuk mund të marrin rrogën. Pra, është pika e dytë e propozimit të djeshëm. Në rast nevoje kur biznesi shfaq pamundesi financiare, te paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjesve per nje periudhe te pakten dy mujore, sipas kritereve te mirepercaktuara per te shmangur abuzimet. Te pakten, nga leximi i asaj qe eshte zbardhur nga qendrimi i sotem duket se qeveria po tregon nje hapje per ta pranuar kete pike, po tregon nje gatishmeri per ta pranuar kete pike. Sikunder mesa shoh lajmet e fundit, ka pranuar te anuollojë nje nga koncensionet me te perfolura per korrupsion, qe eshte koncensioni i check -up-it. Nese lajmi konfirmohet eshte nje lajm shume i mire. Natyrisht eshte vetem fillimi sepse jane 11 koncensione te tjera per te cilat edhe me ligj qeveria sot ka te gjitha mundesite t’i pezulloje, madje edhe t’i anuloje, ne klauzolat e ketyre kontratave percaktohet qartesisht se ne momente te tilla anulohen. Pra, eshte nje kohe kur gjithsecili ka nevoje edhe per pak pozitivitet, eshte kollaj te thuash qe gjuha e perdorur ndaj opozites, ndaj propozimeve te opozites, ka qene e kunderta e konstruktivitetit dhe pozitivitetit tone. Pa diskutim qe ne kemi pasur rezerva per kohen kur jane marre masat, por masat i kemi mbeshtetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here