COVID-19/ Franca mbyll dyqanet e restorantet, apelon që njerëzit të rrinë në shtëpi

0
120

Franca do të mbyllë dyqanet, restorantet dhe ambientet argëtuese nga e diela dhe 67 milionë banorët e saj do të duhet të qëndrojnë në banesa, pas një urdhëri të lëshuar nga qeveria. Urdhëri u dha, pasi në 72 orë në këtë shtet të Europës janë dyfishuar rastet me koronavirus.

Kryeministri francez Edouard Philippe deklaroi se kjo masë merret, pasi mjekët kanë konfirmuar në të gjithë territorin francez se kanë vdekur 91 vetë nga koronavirusi, ndërsa 4500 janë infektuar.

“Kam vendosur që të mbyllen të gjitha vendet publike, qëndrimi në të cilat nuk është një prioritet thelbësor jetësor të tilla si bare, restorante, kinematë, klubet e natës dhe dyqanet”, tha kreu i qeverisë francize. Më tej, kryeministri u shpreh se lëvizjet e lira do të kufizohen.

Përjashtim nga rasti do të bëjnë vetëm dyqanet e ushqimeve, farmacitë, karburantet dhe dyqanet ku shitet duhan. Sidoqoftë, Philipe lajmëroi se zgjedhjet lokalë në Francë do të zhvillohen, në kushtë të rrepta sanitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here