Qëndrimi në shtëpi këto kohë ka shtyrë njerëzit të shpikin gjëra nga më të ndryshmet, pse jo duke vënë në punë edhe imagjinatën e tyre.
Kështu edhe dy të rinj të frymëzuar nga kënga Banania e Dashnor Dikos, kanë sjellë një version shumë të lezetshëm të saj përshtatur situatës së tanishme, ku njerëzit duhet të puthen dhe të dashurohen vetëm përmes maskave.
Dëgjojeni më poshtë dhe tekstin:
Një vajzë të bukur njoha
Valle duart i ka larë
Tek po blinte nje korona
Një korona pa maskën e saj
Karantina ka filluar
Gjithë shtëpinë unë po pastroj
Por jo shpresa nuk është shuar
Se një ditë unë prapë do ta takoj
Vallë është karantinuar
A i lan duart si ta di
Nëse është kontaminuar
Larg duhet t’rrim një metër a dy
(refren)
Atë marrë n’telefon m’përqaf Edi
Ëndërroj pa dorashka atë me e prek
Por kujdes, por kujdes nga korona
Karantinën mos e shkel sepse rrëshket