“Kufizimi i testit të Koronavirusit është akt kriminal”, Berisha thirrje qytetarëve: Zbatoni me përpikmëri dhe durim rregullat

0
109

Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje shkrimi ne Facebook shprehet se, të kufizosh numrin e personave që do të bëjnë testin e koronavirusit është kriminale.

Berisha shkruan se kjo gjë do të bëjë që të krijohet një katastrofë të infketuarish në Shqipëri, pasi pa bërë analizën qindra mijëra persona të infektuar mund të mos zbulohen, të lëvizin lirshëm dhe infektojnë dhjetëra mijëra të tjerë.

Postimi i plote:

“Kufizimi i testit të Koronavirusit nga Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska është akt kriminal! Një qëndrim i tillë kriminal ka pasoja katastrofale për shoqërinë! Të dashur miq, kufizimi i testit të Koronavirusit nga Edvin Çekap Maska Ndrikull Hajni Maska është akt me pasoja katastrofale për shoqërinë mbasi favorizon përhapjen e epidemisë dhe nuk lejon asnjë kontroll real të saj. Kufizimi i testit bënë të mundur që qindra mijëra persona të infektuar të mos zbulohen dhe lëvizin lirshëm dhe infektojnë dhjetëra mijëra të tjerë. Testet e kryera gjerë sot nuk janë as një e dhjeta e testeve që duheshin bërë!

Kështu në rast se në spitalin e Durrësit ku rasti ishte vërtet një bombe virale u dërguan vetëm 55 tamponë (sipas qytetarit dixhital, minimumi testin duhet ta bënin i gjithë personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë të spitalit, të gjithë familjarët e tyre dhe të shoqëruarit me ta si dhe të sëmuret e shtruar aty. Me një llogari të përafërt për të patur njohuri të plota për pasojat e bombës virale të Durrësit duhet të testoheshin të paktën 1500 persona. Vetëm kjo do bënte te mundur shume me tepër se çdo mase tjetër te identifikoheshin personat e infektuar dhe te kufizohej përhapja e epidemisë ne Durrës. Dënoj si te papërgjegjshme dhe kriminale politiken e kufizimit te testit te koronavirusit dhe përqendrimin e bërjes se tij ne një qendër te vetme për gjithë vendin. Shqipëria është i vetmi vend i botes me epidemi koronavirusi qe ka përqendruar ne një qendër te vetme testin e koronarovirusit.

Kjo behet për dy qëllime: së pari për të kontrolluar direkt nga Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska bërjen ose mos bërjen publike te çdo rezultati. Se dyti mungesa e fondeve te nevojshme për te disponuar sasinë e kiteve për heqjen e kufizimeve për testin dhe për të hapur me urgjence qendra te tjera rajonale për testin e koronarovirusit! Se fundi duke shprehur mbështetjen time te plote te për te gjithë punonjësit e shërbimit shëndetësor te vendit ju beje thirrje te mos lejonte ne asnjë raste te keqpërdoren për te mbështetur politikat kriminale te papërgjegjshme te dyshes famëzez Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska. Ju beje thirrje qytetarëve jashtë çdo paniku te zbatojnë me përpikmëri dhe durim rregullat për parandalimin dhe luftën kundër epidemisë se Koronavirusit,”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here